Harduer

Sërish vonesa në paraqitjen e versionit të bardh të iPhone 4

Publikuar , 19 Korrik 2010
0
Sërish vonesa në paraqitjen e versionit të bardh të iPhone 4

Apple kohëve të fundit ka pasur mjaft shumë aktivitete. Problemet me antenë, refuzimi i Conusmer Reports që ta rekomadojë celularin, pseud-kërkim falja e Steve Jobs dhe më pas ofrimi pa pagesë i mbështjellësve, etj. E këtyre aktiviteteve po i shtohet edhe një, përkatësisht modeli i bardhë që u parapa të lansohet paralel me versionin që është në treg, duket se nuk do të paraqitet edhe për një afat të pacaktuar.

Një ditë para se të lansohet iPhone 4, Apple pati lëshuar një deklaratë për media duke theksuar se për shkak të “vështirësive në prodhim”, iPhone i bardh mund të mos jet gati në ditën e lansimit, por do të paraqitet në mes të korrikut. Kur filloi muaji korrik, konsumatorët filluan ta kërkojnë por celulari shtyu debutimin, dhe sërish një komunikatë tjetër theksonte një datë debutimi në fund të muajit. Tani ka gjasa që një tjetër shtyrje të paraqitet në skenë dhe nëse nuk është kështu, atëherë ka gjasa që të ketë telashe me furnizim, pasi që as gjysma e kërkesave mund të mos plotësohen.

Engadget është duke raportuar se “vështirësitë e prodhimit” kanë të bëjnë me prodhuesin Kinez, Lens Technology, që është përgjegjës për prodhimin e xhamit të ekranit të ndjeshëm të iPhone. Prodhuesi Kinez merret me të gjitha aspektet e prodhimit të xhamit, prej prerjes të materialit bazë, printimi i tij në ekran e deri tek trajtimet ndaj thyerjes dhe gërvishtjeve. Sipas një raporti, një punëtor i Lens Technology është duke pretenduar se vonesa është si rezultat i një problemi  me trashësinë dhe tejdukshmërinë. Trashësia e ngjyrës siguron që nën-kontraktori i ardhshëm të ketë hapësirë të mjaftueshme për shtresën e radhës, gjersa tejdukshmëria kërkohet për të pasur nivelin e sakt të bardhësisë që Apple dëshiron.

LEXO EDHE:  Zëvendësimi i ekranit të Huawei Mate X kushton sa një Galaxy Note 10 i ri

Sipas raportit, edhe nëse Apple mund të arrijë lansimin e celularit me kohë, ka gjasa që të paraqitet një problem me furnizim. Gazeta Kineze “21st Centry Business Herald”  ka cituar një punëtor duke thënë se kapaciteti i tanishëm i Lens Technology është gati vetëm për gjysmën e kërkesës. Momentalisht iPhone 4 ka një periudhë pritjeje në Apple Store prej 3 javë, kurse opsioni për blerjen me para-porosi të versionit të bardh është larguar.

Lajmet e fundit>