Lajmet

Seritë Galaxy S10 dhe S20 FE marrin Android 12

Nga: PCWorld
Publikuar , 31 Dhjetor 2021
Android 12 vjen në formën e OneUI 4 për smartfonët Samsung dhe është një prej prodhuesve të pajisjeve Android që ka bërë një punë të shkëlqyer me përditësimet. Seritë Galaxy S10 dhe S20 FE marrin Android 12

Samsung ka filluar sot linçimin e Android 12 për Galaxy S20 FE dhe familjen e smartfonëve Galaxy S10.

Android 12 vjen në formën e OneUI 4 për smartfonët Samsung dhe është një prej prodhuesve të pajisjeve Android që ka bërë një punë të shkëlqyer me përditësimet.

Versioni global me procesorin Exynos i Galaxy S10 ka filluar të marrë përditësimin në Gjermani dhe Zvicër në formën e versionit të softuerit G97xFXXUEGULB. Përveç sjelljes së ndryshimeve specifike, versioni sjell edhe përditësimet e sigurisë për Dhjetorin 2021.

Sakaq Galaxy S20 FE ka filluar të marrë Android 12 për variantin 5G SM-G781B me version softueri G781BXXU4DUL9. Aktualisht përditësimi po ofrohet vetëm në Zvicër ndërsa shumë shpejt do të shtrihet edhe vende të tjera.

/PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft lançon aksidentalisht Windows 11-ën për kompjuterët me procesorë të pambështetur