Lajmet

Sezoni i 4 i PUBG mbërrin në PC

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 24 Korrik 2019
0
Këto përditësime dhe sezone të reja janë shumë të rëndësishme për ti mbajtur lojtarët të angazhuar në mënyrë që të shpenzojnë para. Sezoni i 4 i PUBG mbërrin në PC

Loja battle royale e shndërruar në hit PUBG mbërriti në sezonin e saj të katërt. Përditësimi do të vijë tek konsolat disa javë më vonë ndërsa versioni mobil ka strukturë tjetër sezonesh.

Debutimi i parë i PUBG në PC erdhi në 2017 ndjekur nga PlayStation 4 dhe Xbox One në 2018. Një version mobil mbërriti po në 2018.

Loja teknikisht njihet si PlayerUnknown’s Battlegrounds por të gjithë e njohin si PUBG. Edhe pse Fortnite është loja battle royale që dominon sot, PUBG është gjithashtu një hit me 50 milionë kopje të shitura.

Këto përditësime dhe sezone të reja janë shumë të rëndësishme për ti mbajtur lojtarët të angazhuar në mënyrë që të shpenzojnë para.

Sezoni 4 sjell disa përditësime vizuale në hartën e lojës Erangel. Gjithashtu shton një Suvivor Pass i cili hap disa shpërblime kozmetike për lojtarët. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Si mund ta masim ekonominë dixhitale?

Tags >

PUBG
Lajmet e fundit>