Lajmet

Sezoni i 8-të i Fortnite lejon ringjalljen por largon aeroplanët

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 24 Shkurt 2019
0
Aktualisht Fortnite nuk lejon lojtarët të ringjallen pasi të kenë vdekur ndryshe nga loja e ngjashme Apex Legends. Sezoni i 8-të i Fortnite lejon ringjalljen por largon aeroplanët

Zhvilluesi i lojës shumë-popullor Fortnite, Epic Games, në një AMA mbajtur ditën e Shtune foli më shumë rreth të ardhmes së Fortnite.

Kompania tha se automjete të reja, funksione më të mira komunikimi dhe përmirësime të zërit dhe ringjallja e lojtarëve janë disa prej të rejave që do të vinë në Sezonin 8.

Aktualisht Fortnite nuk lejon lojtarët të ringjallen pasi të kenë vdekur ndryshe nga loja e ngjashme Apex Legends.

Epic Games duke ju përgjigjur një pyetje në lidhje me këtë funksion premtoi që ta sillte shumë shpejtë.

Një tjetër përdorues pyeti për komunikimin mes ekipeve. Ky ka qenë një prej elementëve më të lavdëruar të Apex Legends. Epic tha gjithashtu se kishte plane për përmirësimin e hartave dhe formave të komunikimit.

Informacione të tjera interesante që erdhën gjatë AMA-s, ishin përmirësime të stabilitetit të serverit dhe sesi tingujt funksionojnë.

Adhuruesit e aeroplanëve aktualisht pjesë e lojës do të zhgënjehen sepse kanë për tu hequr me Sezonin e 8-të. Gjithashtu Epic nuk ka në plan të sjellë dopjo shotgunin.

Epic tha se problemi më i madh i armës ishte se fuqia e madhe lihej në hije nga koha që merret për tu rimbushur. Duke tejkaluar këtë dobësi, arma bëhej tepër e fuqishme. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apex Legends, 50 milion lojtarë në një muaj

Tags >

Fortnite
Lajmet e fundit>