Lajmet

Sezoni i dytë i Apex Legends i bën armët më të fuqishme

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 19 Qershor 2019
0
Sipas një postimi në blog, Mozambique dhe P2020 do të kenë karikatorë të rinj të cilat rrisin fuqinë sidomos për Mozambique që konsiderohet si arma më e keqe në lojë. Sezoni i dytë i Apex Legends i bën armët më të fuqishme

Sezoni i dytë i Apex Legends debuton më 2 Korrik dhe tashmë e dinë se cilat janë ndryshimet që do të sjellë me vete siç është Wattson, një karakter inxhinieri i cili shkëlqen në lojën mbrojtëse.

Sot Respawn ka hedhur më shumë dritë në atë çfarë të presim nga armatimi i Apex Legends. Ndërsa e kemi ditur që ky sezon do të sjellë përsëri L-STAR, armën e profilit të lartë nga Titanfall 2, Respawn thotë se armët e dobëta do të bëhen më të fuqishme.

Sipas një postimi në blog, Mozambique dhe P2020 do të kenë karikatorë të rinj të cilat rrisin fuqinë sidomos për Mozambique që konsiderohet si arma më e keqe në lojë.

Alternatori dhe RE-45 do të ketë karikatorë të rinj “Disruptor”.

Respwan gjithashtu premton që L-STAR do të gjuajë predha më të mëdha se çdo armë tjetër Apex Legends. Për tu siguruar që nuk krijon avantazhe të padrejta një lojtari, arma vjen me një armatim të kufizuar dhe nuk mund të rimbushet. /GameWorld Albanian

LEXO EDHE:  Përmbajtjet ekstremiste një sfidë për kompanitë e mediave sociale

Lajmet e fundit>