Analiza

Sfida e PC World: 72 orë të Windows 7

Publikuar , 24 Korrik 2009
0
Sfida e PC World: 72 orë të Windows 7

Instalimi: Krahasuar me Windows XP, rutina e instalimit të Vista dhe Windows 7 ka një sens të mirë. Por do të dëshiroja të kisha mundësi të rregulloja të gjitha opsionet që më duhen, kështu që do të mund të ulesha lirshëm për procesin 25-minutësh dhe të mos bëja më asgjë. Kam 3 GHz Intel QX9650 PC me 4GB memorie. Vetëm mund të imagjinoj se sa ngadalë do të instalohej në një sistem më të ngadalshëm.

Fillimi: Një lëvizje e mirë e Windows 7 është se instalohet me më shumë drivera të integruar se sa paraardhësit. Instalimi im i Windows Vista kishte pesë pajisje të lidhura, dhe më kërkonte të instaloja driverat për kartën grafike, kartën amë dhe kartën e ethernet. Windows 7 vendos rezolucionin në nivelin më të lartë që monitori përkrahë, duke përdorur driverat e ATI të përshtatshëm me Microsoft. Lidhja e internetit punoi menjëherë, duke më lejuar të marr çfarë më duhej e që nuk mund të merrja nga CD-të që kanë ardhur. Bukur.

Inspektimi i mëtejshëm i driverave të kartelës së rrjetit zbuloi se ato nuk ishin aq të qëndrueshëm për PC-në time. Kompjuteri ngriu kur provova të kopjoj një skedar nga një NAS, kur isha duke shkarkuar Warhammer përmes Steam. Pata probleme në gjithçka përveç shfletimit në internet. Kalimi te driverat që kisha në CD-në e pllakës amë, ndryshoi dhe rregulloi të gjitha problemet.

Përshtatshmëria: Nuk kisha probleme me përdorimin e programeve të zakonshme, si Microsoft Office, lojëra Steam, Adobe CS4, Hamachi, UltraVNC, dhe Revo Uninstaller. Në anën tjetër, iTunes 7 i Apple u bllokua gjatë instalimit. Ndërsa Windows 7 nuk përshtatej me Deamon Tools, të cilat i përdor për të krijuar disqe ISO, për softuerët që posedoj, për të shmangur dëmtimet apo humbjet e disqeve origjinale. Kjo sjell një pyetje: A duhet që zhvilluesit e softuerit të përkrahin versionet XP, Vista dhe Windows 7 në aplikacionet e tyre? Më duhet të them po, së paku për Vista dhe 7.

LEXO EDHE:  Ky aplikacion ka kaluar edhe Facebook për nga numri i shkarkimeve

Përdorimi i Windows 7: Shiriti i detyrave është pak më i ndryshëm, Windows Explorer ka një ndjenjë të re, ndërsa desktopi ka disa dredhi transparente. Por Windows 7 duket tepër i ngjashëm me Windows Vista.

Ajo që është zhdukur, është pritja e fshehtë 30-sekondëshe për t’u lidhur me NAS. Windows 7 e hap si të ishte një dosje në kompjuter. Ajo që më pëlqeu ishte se dritaret nuk ishin të bllokuara në katër këndet e ekranit.

User Account Control (UAC) është kthyer përsëri. Fatmirësisht ajo çka ka ndryshuar është niveli i bezdisjeve që mund të përcaktohet nga përdoruesi, dhe kjo është e gjitha. Windows Firewall ka fituar gjithashtu disa azhurnime qenësore.

Përfundimisht, Windows 7 ka mundësinë e fshirjes së ndryshimeve të bëra nga përdoruesit përmes PC Safeguard. Ky aplikacion është i domosdoshëm për ta mbajtur sistemin pa teprica, kur fëmijët apo problematikët futen në kompjuter.

Vendimi i hershëm: Më pëlqen rruga e Windows 7. Një sistem firewall i zgjeruar, një backup i ri dhe opsioni për kthim mbrapa që do të më shpëtonte nga blerja e një produkti të veçantë. Të gjitha këto janë gjëra pozitive. Por në këtë stad fillestar, nuk jam edhe shumë i sigurt se aplikacionet intriguese dhe funksionaliteti (të cilat mund të përmirësohen me disa aplikacione falas) do të më shtyjnë të kaloj në këtë version. Mendoj se do të rri në Vista tani për tani.
Vizitoni http://find.pcworld.com/62323 për artikullin e plotë dhe linqet për përshkrimin e detajuar të gjitha tipareve.

Lajmet e fundit>