Lajmet

SHBA, 6 shtete ndalojnë punëdhënësit të “futin hundët” në Facebook

Publikuar , 07 Janar 2013
0
SHBA, 6 shtete ndalojnë punëdhënësit të “futin hundët” në Facebook

Punëdhënësit gjithmonë e më shpesh po kërkojnë rreth mënyrave se si t’i ndalojnë punonjësit e tyre të hyjnë në Facebook gjatë orarit të punës.

Gjashtë shtete në SHBA kanë bërë zyrtarisht të paligjshme për punëdhënësit të kërkojnë nga punonjësit e tyre fjalëkalimet e llogarive të tyre në rrjetet e ndryshme sociale. Që me hyrjen e vitit 2013, Kalifornia dhe Illinois u janë bashkuar qyteteve, si Michigan, New Jersey, Maryland, Delaware në miratimin e ligjeve shtetërore kundër kësaj praktike, sipas “Wired”.

Duke qenë se Kongresi nuk ka mundur të arrijë në një marrëveshje mbi Aktin e Mbrojtjes së Fjalëkalimit “Password Protection Act” në 2012-ën, këto shtete kanë marrë ligjin në duart e tyre.

Si Kalifornia dhe Illinois ranë dakord për sa u përket ligjeve të Aktit të Mbrojtjes së Fjalëkalimit në vitin 2012.

Ligjet janë menduar të ndalojnë punëdhënësit të kërkojnë nga një punonjës apo aplikues për punë që të dorëzojë të dhënat personale, si emrin dhe fjalëkalimin për llogaritë e medieve sociale, të tilla si Facebook, Twitter apo Instagram. Është e paqartë se sa punëdhënës kanë kërkuar akses online në llogaritë e punonjësve të tyre, por ka që janë bërë publike dhe kanë shkaktuar debat të gjallë gjatë vitit të kaluar.

Në një rast, prillin e kaluar, një asistent mësuese në Miçigan u pezullua pas refuzimit të saj për të treguar emrin dhe fjalëkalimin e llogarisë së saj në Facebook pas ankesave mbi një foto që ajo kishte postuar.

Facebook-u gjithashtu ka bërë të ditur se vitin e kaluar është vënë re një rritje në kërkesat e punëdhënësve që kërkojnë të fitojnë “akses të papërshtatshëm” për profilet e Facebook të disa personave apo informacion privat të këtyre të fundit.

LEXO EDHE:  Huawei gati planin për të zëvendësuar Androidin

Ndërkohë që këto gjashtë shtete ndalojnë punëdhënësit të “futin hundët” në të dhënat personale të punonjësve të tyre, të gjitha informacionet e tjera publike të postuara në medie të ndryshme sociale janë të hapura. (PCWorld Albanian)

Facebook

Lajmet e fundit>