Lajmet

SHBA arrestojnë tre shtetas Gjermanë për operimin e një tregu të zi online

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 03 Maj 2019
0
Jo vetëm SHBA por edhe Gjermania akuzon tre shtetasit. Njëri prej tyre ishte zbuluar sepse lidhja VPN kishte dështuar duke zbuluar vendndodhjen e tij. SHBA arrestojnë tre shtetas Gjermanë për operimin e një tregu të zi online

Prokurorët Federalë Amerikanë arrestuan tre shtetas Gjermanë për operimin e Wall Street Market, një treg i rrjetit të zi i cili përdoret për të shitur drogë, sende të paligjshme dhe softuerë hakimi për mëse 1.15 milionë konsumatorë.

Treshja ka mirëmbajtur sajtin, përfshirë transaksionet financiare. Një i katërt, qytetar Brazilian me emrin Marcos Paulo De Oliveira-Annibale kërkohet nga autoritetet Amerikane sepse ka shërbyer si moderator dhe përfaqësues publik i rrjetit edhe pse në mënyrë anonime.

Jo vetëm SHBA por edhe Gjermania akuzon tre shtetasit. Njëri prej tyre ishte zbuluar sepse lidhja VPN kishte dështuar duke zbuluar vendndodhjen e tij.

Tregu Wall Street Market kishte përgatitur edhe një plan mashtrimi për të marrë paratë e përdoruesve, afro 11 milionë dollarë. Ata do të shpallnin falimentimin. Përdoruesit mësuan më 16 Prill se nuk aksesonin dot llogaritë e tyre duke bërë që policia Gjermane të niste një valë arrestimesh.

Megjithatë zbulimi i fundit nuk do të ndalojë përhapjen e tregjeve të zeza në internet. Sajtet si AlphaBay dhe Silk Road 2.0 janë krijuar në përgjigje të mbylljes së tregjeve të tjera të zeza si Wall Street Market. Edhe pse është një oqean i tërë, kjo industri pavarësisht anonimitetit të saj nuk ka penguar hetuesit të zbulojnë ata që fshihen pas tyre. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Rusia miraton ligjet që bllokojnë portalet që kundër qeverisë

Lajmet e fundit>