Kina ka mohuar akuzat se ka ndërmarrë një sulm kibernetik ndaj gjigantit të teknologjisë Microsoft.
SHBA dhe vendet Perëndimore ditën e Hënë akuzuan Kinën për hakimin e Microsoft Exchange, një platformë popullore e e-maili-t përdorur nga kompanitë në mbarë botën.
Ata thanë se sulmi kishte vënën nën rrezik sigurinë globale. Por Kina tha se kundërshton çdolloj krimi kibernetike dhe i ka quajtur deklaratat e Perëndimit si të fabrikuara.
Ministria e Jashtme Kineze tha se SHBA ka detyruar aleatët të bëjnë deklarata dhe kritika të pabaza. Britania, BE-ja, Zelanda e Re, Australia dhe vende të tjera të botës ju bashkuan SHBA duke akuzuar Kinën për fushata hakimi shtetërore.
Microsoft Exchange është platforma e cila mundëson përdorimin e e-mailit nga biznese të vogla tek korporata të mëdha dhe madje institucione shtetërore. Hakimi ka prekur të paktën 30 mijë organizata në mbarë botën.
Sipas Microsoft është grupi Kinez Hafnium i sponsorizuar nga shteti që ndërmori sulmin kibernetik.
Presidenti Amerikan Joe Biden tha se qeveria Kineze mund të mos e ketë realizuar ajo sulmin por po mbron ata që e kanë bërë. /PCWorld Albanian