Biznes

SHBA do të krijojë një teknologji 5G alternative të Huawei

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 05 Shkurt 2020
0
Planet për ndërtimin e një teknologjie 5G Amerikane janë në faza eksperimentale dhe përfshijnë zhvillimin e një standardi 5G softueri që është i përshtatshëm me çdo pajisje 5G. SHBA do të krijojë një teknologji 5G alternative të Huawei

SHBA po punojnë me disa kompani Amerikane dhe Evropiane për të zhvilluar arkitektura dhe infrastruktura 5G raportoi Wall Street Journal.

Kompanitë Amerikane përfshirë Dell, Microsoft dhe AT&T së bashku me Nokia dhe Ericsson, dy prodhuesit më të mëdhenj të pajisjeve të telekomunikacionit pas Huawei raportohet se janë pjesë e përpjekjeve.

Huawei ka pjesën më të madhe të tregut të 5G, por kompania u shpall kërcënim kombëtar nga administrata Trump. SHBA thotë se teknologjia e Huawei mund të përdoret nga rregjimit komunist në Kinë për të përgjuar vendet perendimore.

Planet për ndërtimin e një teknologjie 5G Amerikane janë në faza eksperimentale dhe përfshijnë zhvillimin e një standardi 5G softueri që është i përshtatshëm me çdo pajisje 5G.

Huawei tha se plani i SHBA do ta linte vendin ende 1-2 vite pas produktit të Huawei dhe tha se do të ishte më mirë për të të negocionte licencimin e teknologjisë 5G për të marrë maksimumin prej saj. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Chati mund të rikthehet në aplikacionin kryesor të Facebook

Lajmet e fundit>