Lajmet

SHBA kallëzime penale për 6 hakerë Rusë

Nga: PCWorld
Publikuar , 20 Tetor 2020
0
Virusi ransomware NotPetya kanë prekur banka, aeroporte, biznese të ndryshme në Ukrainë, Rusi dhe më gjerë duke shkaktuar miliarda dollarë dëme. SHBA kallëzime penale për 6 hakerë Rusë

Shtetet e Bashkuara zyrtarisht kanë depozituar kallëzime penale për gjashtë oficerë të inteligjencës Ruse të cilët kanë lëshuar virusin ransomware NotPetya dhe dëmtuar rrjetin elektrik të Ukrainës sipas Washington Post.

Virusi ransomware NotPetya kanë prekur banka, aeroporte, biznese të ndryshme në Ukrainë, Rusi dhe më gjerë duke shkaktuar miliarda dollarë dëme.

Hakerët e akuzuar janë pjesë e Inteligjencës Ushtarake Ruse (GRU) dhe prokurorët Amerikanë besojnë se janë pas sulmeve. Hulumtuesit e sigurisë kibernetike u referohen atyre edhe si Ekipi Sandworm.

Prokurorët gjithashtu akuzojnë 6 individët për ndërhyrje në sistemet zgjedhore në Francë në 2017-ën dhe tentativën për të diskretituar Presidentit Emanuel Makron.

Ata akuzohen edhe për fushata spearphishing, krijimin e aplikacioneve të dëmshme dhe incidentet me maluerë gjashtë lojërave Olimpike 2018 në Korenë e Jugut.

Në mesin e hakërëve të akuzuar janë Yuriy Andrienko, Sergey Detistov, Pavel Frolov and Anatoliy Kovalev. Ky i fundit është akuzuar në 2018-ën se ka qenë pjesë e fushatës për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale Amerikane në 2016-ën. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Faceshield Mask, një nismë mbarëkombëtare për të prodhuar maska 3D kundër COVID-19 për spitalet në Shqipëri dhe Kosovë