Blog

SHBA kërkon të ndërtojë superkompjuterin më të fuqishëm në botë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 18 Mars 2019
0
Kina tashmë ka tejkaluar SHBA për herë të parë në listën e 500 superkompjuterëve më të fuqishëm në botë. Kina kishte 202 ndërsa SHBA 143. SHBA kërkon të ndërtojë superkompjuterin më të fuqishëm në botë

Intel sot bëri publike planet se nënkontraktori Cray do të ndërtojë superkompjuterin e parë në botë me 1 ekzaflops performancë që është e barabartë me 1 kuintilion përllogaritje në sekondë.

Superkompjuteri do të vihet në funksion në 2021. Kompania thotë se sistemi 500 milionë dollarësh i quajtur Aurora do të ndërtohet për inteligjencën artificiale por edhe përllogaritjet kompjuterike tradicionale të performancës së lartë në avancimin shkencor dhe zbulime.

Intel kishte planifikuar të ndërtonte në 2018-ën një superkompjuter me 180 petaflops performancë por që braktisi planet pasi mësoi se Kina ishte duke ndërtuar një sistem që kalonte 1 ekzaflops në 2020-ën.

Në zemër të Aurora do të jetë procesori Intel Xeon shoqëruar nga memoria e gjeneratës së re Optance DC.

Ai vjen në një kohë kur SHBA dhe Kina kanë nisur një luftë armatimi teknologjik. Aktualisht SHBA ka 10 superkompjuterët më të shpejtë në botë. Aktualisht dy superkompjuterët e Kinës, TaihuLight dhe Tianhe-2A rënditen në vendin e tretë dhe të katërt respektivisht me 125 dhe 100 petaflops performancë.

Kina tashmë ka tejkaluar SHBA për herë të parë në listën e 500 superkompjuterëve më të fuqishëm në botë. Kina kishte 202 ndërsa SHBA 143.

Sipas një raporti në 2018-ën SHBA ra në 108 ndërsa Kina shkoi në 229. Japonia vjen pas tyre me 31 superkompjuterë, Britania me 20, Franca me 18, Gjermania me 17 dhe Irlanda me 12. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  PlayStation Vita bëhet një relike e së kaluarës

Lajmet e fundit>