Biznes

SHBA masa shtesë ndaj Huawei

Nga: PCWorld
Publikuar , 18 Gusht 2020
0
Qëllimi është që kompania Kineze të mos ketë mundësi të blejë çipe prodhuar me teknologjinë Amerikane edhe nëse nuk janë dizajnuar specifikisht për Huawei. SHBA masa shtesë ndaj Huawei

SHBA do të vendosë kufizime shtesë ndaj Huawei Technologies në përpjekje për të kufizuar aksesin e kompanisë në komponentë elektronikë.

Qëllimi është që kompania Kineze të mos ketë mundësi të blejë çipe prodhuar me teknologjinë Amerikane edhe nëse nuk janë dizajnuar specifikisht për Huawei.

Sekretari Amerikan Pompeo është shprehur se Huawei ka tentuar vazhdimisht të anashkalojë sanksionet.

Masat e fundit ndërmarrë kundër Huawei janë më të fundit në drejtim të kompanive teknologjike Kineze ndërsa marrëdhëniet SHBA-Kinë janë në pikën më ulët.

Së fundi qeveria Amerikane është vënë pas TikTok i cili ka 45 ditë afat për shitur ose do të dëbohet nga SHBA. Autoritetet Amerikane argumentojnë se aplikacione të tilla si TikTok por edhe WeChat përbëjnë kërcënim serioz për qytetarët dhe grumbullojnë informacione për llogari të Partisë Komuniste Kineze. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Austria goditet nga një sulm serioz kibernetik