Harduer

SHBA mund të ndjekë shembullin e Bashkimit Evropian

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Qershor 2022
Gjithashtu do të ndihmonte konsumatorët të kursejnë para duke mos pasur nevojë të blejnë karikues të rinj saherë që marrin një pajisje të re. SHBA mund të ndjekë shembullin e Bashkimit Evropian

Bashkimi Evropian mund të mos jetë i vetmi autoritetet që kërkon standardizimin e teknologjive të karikimit. Senatorët Ed Markey, Elizabeth Warren dhe Bernie Sanders përmes një letre drejtuar Departamentit të Tregtisë kërkuan një strategji e cila do të çonte drejt krijimit të një standardi të përbashkët për karikimin e pajisjeve teknologjike.

Senatorët thanë se veprimi i Bashkimit Evropian duhet marrë shembull dhe u bë plotësisht në interes të publik dhe SHBA-ja duhet të ndjekë shembullin e saj.

Politikanët mbajtën një qëndrim të ngjashëm me atë që Bashkimit Evropian. Në teori një standard i përbashkët do të reduktonte mbetje elektronike ku njerëzit mund të ripërdorin kabllot dhe adapterët ekzistues.

Gjithashtu do të ndihmonte konsumatorët të kursejnë para duke mos pasur nevojë të blejnë karikues të rinj saherë që marrin një pajisje të re.

Kritikët dhe disa kompania kanë folur kundër standardizimit. Sipas tyre inovacioni do të dëmtohej duke kufizuar avancimet teknologjike dhe teknike. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja sesi të shkarkoni iOS 15 tani