Biznes

SHBA mund të rregullojë kriptomonedha pa një ligj të ri

Nga: PCWorld
Publikuar , 02 Mars 2022
CAP tha se është e domosdoshme për Kongresin që të adresojë hendekun ligjor në lidhje me kriptomonedhat. SHBA mund të rregullojë kriptomonedha pa një ligj të ri

Autoritetet rregullatorë mund të përdorin ligjet ekzistuese për të sjellë asetet dixhitale siç janë kriptomonedhat nën mbikëqyrje tha një prej think tank liberalë më me influencë në Uashington.

Agjencitë përfshirë Komisionin e Bursave dhe Letrave me Vlerë (SEC) dhe Komisionin e Tregtimit të Komoditetev (CFTC) mund të përdorin raportin e Center for American Progress për të përcaktuar mënyrën sesi të rregullojnë kriptomonedhat.

Autoritetet ende nuk kanë vendosur cila është mënyra më e mirë për rregullimin e kriptomonedhave, veçanërisht “stablecoins” vlera e të cilave është e lidhur ngushtë me dollarin apo valutat e tjera.

CAP tha se është e domosdoshme për Kongresin që të adresojë hendekun ligjor në lidhje me kriptomonedhat.

Raporti gjithashtu sugjeron se rregullatorët bankarë mund të lejojnë bankat të hedhin në qarkullim stablecoins e tyre pa autorizim nga Kongresi përsa kohë mbështeten në rezerva dollari. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bitcoin dhe Ether në nivele rekord