Lajmet

SHBA ndalon përdorimin e pajisjeve elektronike për fluturimet ajrore nga Lindja e Mesme

Publikuar , 21 Mars 2017
0
Shtetet e Bashkuara do të ndalojnë mbajtjen e disa paisjeve elektronike gjatë fluturimeve ajrore nga tetë vende me shumicë myslimane. SHBA ndalon përdorimin e pajisjeve elektronike për fluturimet ajrore nga Lindja e Mesme Photo Source: Associated Press

Departamenti i Sigurisë Kombëtare tha se ekstremistët janë në kërkim të metodave inovative për të kryer akte terroriste.

Bombat mund të fshihen në laptopë, tabletë, kamera, DVD dhe konsola vijoi më tej departamenti. Masat hyjnë menjëherë në fuqi për nëntë kompani ajrore të cilat operojnë në 10 aeroporte.

Telefonët përjashtohet nga rregullat e reja. Nëntë kompanitë ajrore të prekura janë:

  • Royal Jordanian
  • Egypt Air
  • Turkish Airlines
  • Saudi Arabian Arlines
  • Kuwait Airways
  • Royal Air Maroc
  • Qatar Airways
  • Emirates
  • Etihad Airways

Zyrtarët Amerikanë thanë se kompanitë e lartpërmendura kanë 96 orë afat për të ndaluar mbajtjen e pajisjeve në kabinë më të mëdha sesa një telefon mobil apo inteligjentë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  SHBA nuk kursen akuza ndaj gjigantit kinez Huawei

Tags >

SHBATrump
Lajmet e fundit>