Siguri

SHBA paralajmëron për rrezik nga mashtrime të reja në internet

Publikuar , 11 Mars 2011
0
SHBA paralajmëron për rrezik nga mashtrime të reja në internet

US-CERT (US Computer Readiness Team) ka thënë se përdoruesit e kompjuterëve duhet të kenë kujdes për mashtrime potenciale me e-mail, për antiviruse false dhe për sulme peshkuese të cilat do të jenë të ndërlidhura me tërmetin në Japoni dhe me shkatërrimet e bëra nga cunamit.

“Mashtrimet me email mund të përmbajnë linka apo shtojca që mund të drejtojnë përdoruesit tek faqet e minuara me malware apo të gatshme për të peshkuar informata” tha US-CERT në një deklaratë për media.

“Sulmet me antiviruse false mund të arrijnë në formë të pop-ups që paraqiten si paralajmërime për lëshime sigurie dhe që kërkojnë nga përdoruesi për informata të kartelës së tyre të kreditit” thuhet më tej. “Sulmet e peshkimit dhe web faqet që kërkojnë donacione për një organizatë të çuditshme mund të shfaqen në forma të zakonshme pas ngjarjeve të këtilla”.

Peshkimi (ang. Phishing) është një term në IT që përdoret për të përshkruar tentimet e keqbërësve për të vjedhur emra të përdoruesve, fjalëkalime dhe informata tjera personale prej viktimave të paditura, dhe të cilat gjëra ndodhin në shumicën e rasteve me e-mail ose IM.

Tërmeti masiv prej 8.9 shkallësh ka lënë me qindra të vdekur në Japoni dhe ka shkaktuar krijimin e një cunami të tmerrshëm në Paqësor. Japonia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe po përballet me një prej katastrofave më të mëdha natyrore në histori të saj. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Përdoruesi i Airbnb tmerrohet pasi gjen një kamër në routerin e një apartamenti

Lajmet e fundit>