Lajmet

SHBA shpallin firmën Kineze kërcënim për sigurinë kombëtare

Publikuar , 30 Tetor 2018
0
Fujian prodhon çipe memorie dhe pajisje kompjuterike. Kompanitë Amerikane që duan të eksportojnë tek Fujian Jinhua duhet të marrin një licencë të posaçme. SHBA shpallin firmën Kineze kërcënim për sigurinë kombëtare

Shtetet e Bashkuara kanë ndaluar shitjen e pjesëve elektronike të kompanive Amerikane tek një firmë Kineze e cila konsiderohet kërcënim për sigurinë kombëtare.

Departamenti Amerikan i Tregtisë tha se Fujian Jinhua mund të përfshihet në aktivitete të cilat kërcënojnë sigurinë kombëtare.

Kjo është lëvizja më e fundit e administratës Trump duke përshkallëzuar më tej luftën tregtare me Kinën.

Fujian prodhon çipe memorie dhe pajisje kompjuterike. Kompanitë Amerikane që duan të eksportojnë tek Fujian Jinhua duhet të marrin një licencë të posaçme.

Vendimi vjen pak javë pasi Bloomberg tha se Apple dhe Amazon ishin hakuar nga Kina përmes një kompanie vendase quajtur Super Micro.

Në fillim të vitit ZTE u ndalua të bënte biznes në SHBA pasi u zbulua se kishte shkelur sanksionet Amerikane ndaj Iranit dhe Koresë së Veriut.

Ndalimi u hoq në Korrik pasi firma mori masat e duhura që kjo situatë të mos përsëritej më.

Në Gusht qeveria Australiane ndaloi blerjen e pajisjeve të telekomunikacionit nga Huawei dhe ZTE për teknologjinë 5G. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  5 kërcënimet kryesore të sigurisë për 2019-ën

Lajmet e fundit>