Analiza

SHBA shqetësohet nga kufizimi i lirisë së internetit në Vietnam

Publikuar , 07 Gusht 2013
0
SHBA shqetësohet nga kufizimi i lirisë së internetit në Vietnam

vietnamShtetet e Bashkuara të Amerikës kanë folur kundër lajmit të paraqitur javën e kaluar që Vietnami ka miratuar një akt për të parandaluar qytetarët nga shpërndarja e lajmeve dhe informacioneve të tjera jo-personale në blogje, Facebook dhe çfarëdo faqe tjetër në internet.

AP raporton që ambasada amerikane në Vietnam ka lëshuar një deklaratë duke thënë që dekreti “dukej që të mos jetë në përputhje me obligimet e Vietnamit nën Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut”.

Ambasada shtoi që është “ thellësisht e shqetësuar” nga dekreti dhe efekti i mundshëm që do të ketë në fjalën e lirë, rritjen e industrisë së IT-së së shtetit dhe perspektivat e përkrahjes së investimit të huaj.

Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi nga 1 shtatori, ndonëse hollësitë rreth asaj se si do të bëhet zbatimi nuk janë të qarta. Vietnami tha që ka arrestuar më tepër se 40 aktivistë vetëm këtë vit. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Çfarë kërkojnë më së shumti blerësit nga një smartfon?

Tags >

internet
Lajmet e fundit>