Lajmet

SHBA-të godasin mikserët e kriptomonedhave që pastruan 7 miliardë dollarë aktivitet kriminal

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Gusht 2022
Mjete të tilla po përdoren në masë nga kriminelë të cilët pastrojnë miliona dollarë dhe nuk është një praktikë e re sepse është zbatuar prej vitesh. SHBA-të godasin mikserët e kriptomonedhave që pastruan 7 miliardë dollarë aktivitet kriminal

SHBA ka shtuar përpjekjet për të luftuar “cryptocurrency mixer” të dyshimtë. Departamenti i Thesari ka vendosur sanksione mbi Tornado Cash, një mikser i cili ka ndihmuar në pastrimin e 7 miliardë dollarëve në kriptomonedha të vjedhura që prej 2019-ës.

Njëlloj si një tjetër shërbim i ngjashëm siç ishte Blender, Tornado Cash akuzohet se ka ndihmuar hakerët për fshehur detajet e transaksioneve pa aplikuar asnjë masë mbrojtëse kundër pastrimit të parave.

Grupi shtetëror i hakerëve të Koresë së Veriut besohet se ka pastruar 455 milionë dollarë përmes Tornado Cash.

Tornado Cash operon mbi blockchainin Ethereum. Mikserët e kriptomonedhave përdoren për nga përdoruesit që duan që transaksionet e tyre të mbeten private duke shkrirë shuma të vogla transaksionesh potencialisht të identifikueshme me transaksione në shuma të mëdha.

Mjete të tilla po përdoren në masë nga kriminelë të cilët pastrojnë miliona dollarë dhe nuk është një praktikë e re sepse është zbatuar prej vitesh.

Qeveria Amerikane ka vepruar kundër mikserëve të kriptomonedhave prej vitesh. Në 2020-ën autoritetet federale akuzuan dhe paditën një burrë për operimin e një mikseri në rrjetin e zi dhe që kishte ndihmuar kriminelët kibernetike të pastrojnë 300 milionë dollarë.

Sot autoritetet i konsiderojnë aktivitete të tilla si kërcënim për sigurinë kombëtare. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Honda elektrifikon 10 modele motoçikletash