Lajmet

SHBA vënë në rrezik biznesin 105 miliardë dollarësh të Huawei

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 16 Maj 2019
0
Ndalimi ende nuk është efektiv. Një ndalim i ngjashëm u aplikua vitin e kaluar nga ZTE dhe thuajse shkatërroi biznesin e kompanisë përpara se të hiqeshin. SHBA vënë në rrezik biznesin 105 miliardë dollarësh të Huawei

Goditja më e fundit ndaj Huawei vë në rrezik një biznes 105 miliardë dollarësh dhe jo vetëm por mbarë zinxhirin e furnizimit ku përfshihen edhe kompani Amerikane.

Administrata Trump tha se do të shtonte Huawei dhe 70 filiale të saj në listën e rrezikut duke i ndaluar kompanisë të blejë komponentë dhe teknologji Amerikane pa aprovimin e qeverisë.

Ndalimi ende nuk është efektiv. Një ndalim i ngjashëm u aplikua vitin e kaluar nga ZTE dhe thuajse shkatërroi biznesin e kompanisë përpara se të hiqeshin.

Sanksione të tilla ndaj Huawei pritet të kenë impakt më të lartë sesa vetë kompania thonë analistët.

Minimumi do të dëmtonte biznesin e Huawei ndërsa edhe furnizuesit Amerikanë do të goditeshin.

Nga 70 miliardë dollarë të shpenzuara në kompomentë në 2018-ën, 11 miliardë dollarë shkuan për firmat Amerikane si Qualcomm, Intel dhe Micron.

Nga ana tjetër kompani Amerikane si Apple rrezikojnë një kundërpërgjigje të ashpër nga Kina, një treg shumë i rëndësishëm për kompaninë.

Do të jetë e vështirë për Huawei gjithashtu sepse asnjë prej furnizuesve Amerikanë nuk zëvendësohet dot brenda një viti.

Të ardhurat e kompanisë ishin 105 miliardë dollarë dhe vitin e kaluar u bë prodhuesi i dytë më i madh në botë pas Samsung. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Galaxy Note 10 vjen me dizajnin surprizë

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>