Harduer

SHBA synon rikthimin e kurorës së superkompjuterit më të shpejtë në botë

Publikuar , 15 Nëntor 2010
0
SHBA synon rikthimin e kurorës së superkompjuterit më të shpejtë në botë

Superkompjuteri i jashtëzakonshëm dhe rekord-mbajtës i tanishëm i Kinës, Tianhe-1A që punon në 2.57 petaflops, zyrtarisht ka thyer rekord botëror për shpejtësi kompjuterike të premten e kaluar, dhe në anën tjetër SHBA veçse ka filluar të punojë në diçka shumë më të madhe. Kolegët tanë nga ComputerWorld kanë bërë  të ditur se dy super kompjuterë me fuqi prej 20 petaflops janë në zhvillim në SHBA.
Oak Ridge National Laboratory është duke ndërtuar një prej super-kompjuterëve. Superkompjuteri Cray XT5 Jaguar ka mbajtur më parë rekordin me një shpejtësi prej 1.75 petaflops. Kompjuteri i ri në anën tjetër do të jetë tetë herë më i shpejtë sesa Tianhe-1A i Kinës, dhe ai do të debutojë me 2012. IBM është duke ndërtuar sistemin e vetë me fuqi prej 20 petaflops pranë Lawrence Livermore National Laboratory. Ai do të duhej të jetë n skenë gjithashtu më 2012. Japonia është duke punuar gjithashtu në një sistem 10 petaflopësh.

E ardhmja me super-super-kompjuterë…

Superkompjuterët e ekzo-shkallës mund të jenë e ardhmja e radhës në vitet e ardhshme. Këta kompjuterë me fuqi të jashtëzakonshme janë veçse të futura në projekte dhe plane, dhe ka gjasa që të ofrojnë deri në 1000 herë rritje në fuqi në krahasim me superkompjuterët e peta-shkallës që po zhvillohen sot. Me kompjuterë që kanë nivel të këtillë të fuqisë, shkencëtarët spekulojnë se ata mund të bëjnë gjëra si “simulimin e një qelize të gjallë në detaje të atomit”.

LEXO EDHE:  Kamerat 3D do të ridizajnojnë radikalisht iPhone e vitit të ardhshëm

Lajmet e fundit>