Biznes

Shefi ekzekutiv i Apple Tim Cook bëhet miliarder

Nga: PCWorld
Publikuar , 11 Gusht 2020
0
Apple, Amazon, Facebook dhe shumë kompani të tjera teknologjike kanë parë fitimet e tyre të rriten ndjeshëm gjatë pandemisë së koronavirusit. Shefi ekzekutiv i Apple Tim Cook bëhet miliarder

Shefi ekzekutiv i Apple Tim Cook ka hyrë në klubin e miliarderëve ndërsa vlera e aksioneve të kompanisë vijon të rritet.

Vlera e Apple u rrit nisur nga rezultatet e forta financiare. Cook ka në pronësi 847,969 aksione në Apple dhe vitin e kaluar fitoi mëse 125 milionë dollarë si pjesë e paketës së tij.

Javën e kaluar themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg shikoi pasurinë e tij të kalonte 100 miliardë dollarët.

Apple, Amazon, Facebook dhe shumë kompani të tjera teknologjike kanë parë fitimet e tyre të rriten ndjeshëm gjatë pandemisë së koronavirusit.

Apple po i afrohet ngadalë rekordit të 2 trilionë dollarëve. Dy vite më parë u bë kompania e parë me vlerë 1 trilionë dollarë.

Tim Cook mori drejtimin e kompanisë 9 vite më parë me ndarjen nga jeta të themeluesit Steve Jobs. Statusi i tij prej miliarderi u përllogaritet nga Indeksi i Miliarderëve të Bloomberg. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Aplikacioni Twitter i iOS mbërrin në kompjuterët Mac