Analiza

Shefi ekzekutiv i Twitter-it, Dick Costolo, pothuajse ishte pushuar nga puna në 2010-n

Publikuar , 15 Tetor 2013
0
Shefi ekzekutiv i Twitter-it, Dick Costolo, pothuajse ishte pushuar nga puna në 2010-n

Fillimet e Twitter-it dhe ngdalësimet gjatë ngritjes janë duke u bërë edhe më të ndërlikuara teksa dalin në drita disa detaje që nuk diheshin më parë.

Sipas librit i cili pritet të vijë nga Nick Bilton, “Vizimi i Twitter-it: Një Ngjarje e Vërtetë e Parave, Fuqisë, Miqësisë dhe Tradhtisë”, CEO i tanishëm i ndërmarrjes, Dick Costolo ishte pothuajse gati i pushuar nga puna pas një takimi të tensionuar të bordit të Twitter-it në shtator të vitit 2010 kur ai ishte ende shef zyrtar operativ, vetëm disa javë përpara se ai të bëhej shefi ekzekutiv i ndërmarrjes.

USA Today zbuloi gjëra të tjera nga libri në një artikull të publikuar gjatë të dielës. Sipas librit, bashkë-themeluesit Jack Dorsey dhe Evan Williams dhe bordi i Twitter-it kishin mosmarrëveshje se kush duhet ta udhëheqë ndërmarrjen.

Bordi nuk kishte qenë i kënaqur me përpjekjet e Williams-it si shef ekzekutiv dhe Dorsey ishte duke e përdorur atë si një ndihmesë për të gjetur një shef të ri për ta zëvendësuar.

Sipas USA Today, Williams siç duket mendoi që prania e Costolo-s mund ta bënte të vështirë kërkimin e një shefi ekzekutiv dhe Bill Campbell, i cili kishte qenë si këshilltar, vendosi të veprojë në lidhje me këtë. Gjatë një takimi të bordit Campbell “qëlloi tavolinën e dhomës së bordit me dorë”, shkoi poshtë shkallëve tek zyra e Costolos dhe i tregoi atij se ishte i pushuar.

Costolo pyeti Campbell-in nëse ishte duke u tallur dhe më pas Campbell i tregoi Costolo-s që të kontaktojë me avokatët e Twitter-it për të përgatitur një pako të ndarjes, shkroi USA Today.

Sipas AllThingsD, burimet që janë të njohura me këtë çështje thanë që pushimi ishte një gabim i përkohshëm në vendimin e bordit. Bordi kishte rikthyer vendimin e vet pak kohë pasi Costolo dërgoi një e-mail duke pyetur për arsyet e largimit të tij. Ai asnjëherë zyrtarisht nuk ndaloi së punuari për Twitter dhe në muajin tetor ai u pozicionua si shef ekzekutiv i rrejtit social.(PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Cilët janë uebsajtet më të vizituara në gjithë botën?

Teamcocu

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>