Biznes

Shefi i Amazon shet aksione me vlerë 2.8 miliardë dollarë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 06 Gusht 2019
0
Lëvizja vjen si pjesë e një plani tregtimit 10B5-1. Bezos ka premtuar të shesë çdo vit aksione me vlerë 1 miliardë dollarë për të financuar kompaninë e tij hapësinore Blue Origin. Shefi i Amazon shet aksione me vlerë 2.8 miliardë dollarë

Shefi ekzekutiv i Amazon Jeff Bezos shiti aksione me vlerë 990 milionë dollarë të Enjten dhe të Premten e kaluar duke e dërguar në total prej 2.8 miliardë dollarësh aksionet e shitura javën e kaluar.

Në tre ditët e fundit të Korrikut, Bezos kishte shitur aksione me vlerë 1.8 miliardë dollarë. Amazon nuk ka dha detaje se pse janë shitur këto aksione nga Bezos.

Lëvizja vjen si pjesë e një plani tregtimit 10B5-1. Bezos ka premtuar të shesë çdo vit aksione me vlerë 1 miliardë dollarë për të financuar kompaninë e tij hapësinore Blue Origin.

Ish bashkëshortja e tij Mackenzie Bezos, e cila aktualisht ka aksione me vlerë 37 miliardë dollarë në Amazon, është aksionarja e dytë individuale me numrin më të madh të aksioneve në kompani. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft kishte një databazë me 10 milionë fytyra pa dijeninë e përdoruesve

Lajmet e fundit>