Harduer

Shefi i Samsung i quan problemet e Galaxy Fold të “turpshme”

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 02 Korrik 2019
0
Samsung ka mohuar spekulimet se telefoni është anuluar dhe Koh tha se ende po punohet për përmirësimin e tij. “Aktualisht mbi 2,000 njësi po testohen në të gjitha aspektet,” tha Dj Koh. Shefi i Samsung i quan problemet e Galaxy Fold të “turpshme”

Gjatë një takimi me gazetarë në Korenë e Jugut, CEO i Samsung Electronics DJ Koh adresoi “belanë” më të fundit të harduerit.

“Ishte e turpshme,” u tha ai reporterëve. “Unë e hodha në treg përpara se të ishte gati.”

Kjo e fundit ha debat. Pas disa vitesh përgatitje, Samsung vendosi që i pari të prezantonte një telefon me ekran me palosje. Kompania medoemos dëshironte të ishte e para që sillte një kategori të tillë smartfonësh.

Por kompania përfundoi duke bërë një gabim i cili u pa i ngjashëm me atë të Galaxy Note 7 vite më parë.

Samsung u vu në qendër të kritikave pasi u mësua se problemet e raportuara nga analistët preknin të gjithë telefonët.

Kanë kaluar dy muaj që nga data kur telefoni me palosje i Samsung duhej të kishte dalë në shitje dhe ende nuk kemi diçka konkrete.

Samsung ka mohuar spekulimet se telefoni është anuluar dhe Koh tha se ende po punohet për përmirësimin e tij. “Aktualisht mbi 2,000 njësi po testohen në të gjitha aspektet,” tha Dj Koh.

Ai nuk dha detaje për debutimin e telefonit edhe pse kompania raportohet se do ta risjellë në treg muajin e ardhshëm së bashku me Galaxy Note 10. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja sesi të ndiqni live prezantimin e Galaxy S10

Lajmet e fundit>