Blog

Shefi i sigurisë kibernetike në Japoni nuk ka përdorur kurrë një kompjuter

Nov 15 2018
0 Shpërndarje
“Nuk i di mirë detajet por mund ti kërkoj një eksperti ta shpjegojë për ju,” u shpreh ai në parlament. Shefi i sigurisë kibernetike në Japoni nuk ka përdorur kurrë një kompjuter

Nuk janë të pakta rastet kur drejtues politikë mbanin pozicione të cilat nuk kishin kualifikimin e duhur.

Një rast i ngjashëm vjen nga Japonia ku shefi i sigurisë kibernetike, 68 vjeçari Yoshitaka Sakurada, nuk ka përdorur kurrë në jetën e tij një kompjuter.

Ligjvënësit Japonez u shokuan kur të Mërkurën Sakurada u tregua konfuz gjatë pyetjeve pë përdorimin e çelësave USB në reaktorët bërthamorë.

“Nuk i di mirë detajet por mund ti kërkoj një eksperti ta shpjegojë për ju,” u shpreh ai në parlament.

Ai shtoi se biznesin e tij që e drejton që prej moshës 25 vjeçare nuk ka përdorur kurrë një kompjuter.

Sigurisht komentet e tij i përkasin një vendi si Japonia e cila konsiderohet si teknologjikisht ndër më inovativet në botë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>