Lajmet

Shefi i Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit thotë se qëndrimi i SHBA ndaj Huawei politikisht i motivuar

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 05 Prill 2019
0
“Dëshiroj që Huawei ti jepen mundësi të barabarta për të bërë biznes dhe nëse gjatë procesit operacional gjeni diçka të dyshimtë, atëherë mund ti akuzoni dhe penalizoni,” tha Zhao sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Shefi i Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit thotë se qëndrimi i SHBA ndaj Huawei politikisht i motivuar

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Internetin dhe Telekomunikacionin tha se shqetësimet e SHBA për teknologjinë e rrjeteve 5G të Huawei janë më shumë politika dhe tregtare sesa shqetësime reale rreth sigurisë.

“Deri më sot nuk ka asnjë provë që e implikojnë,” tha Houlin Zhaou, shefi i Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit në lidhje me sigurinë e Huawei.

“Dëshiroj që Huawei ti jepen mundësi të barabarta për të bërë biznes dhe nëse gjatë procesit operacional gjeni diçka të dyshimtë, atëherë mund ti akuzoni dhe penalizoni,” tha Zhao sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

“Dhe nëse nuk kemi diçka që e provon pretendimet, atëherë ta bllokosh është e padrejtë,” vijoi Ai.

SHBA prej disa muajsh kanë kërkuar nga aleatët përfshirë Kanadanë dhe Italinë që mos përdornin teknologjinë 5G të Huawei.

Ekonomia më e madhe në botë thotë se konglomerati përdoret nga Pekini për të përgjuar vende të ndryshme.

Gjermaninë e kërcënoi me kufizim të informacionit të inteligjencës nëse lejon përdorimin e pajisjeve të Huawei. Ky i fundit ka mohuar të gjitha akuzat.

Aktualisht Australia dhe Zelanda e Re kanë bllokuar teknologjinë 5G të Huawei. Britania gjithashtu ka shprehur shqetësimet. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  iOS 13 sjell një lajm për keq për besnikët e Apple

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>