Biznes

Shefi ekzekutiv i PTK-së, zgjidhet anëtarë i bordit të OEB

Publikuar , 23 Korrik 2010
0
Shefi ekzekutiv i PTK-së, zgjidhet anëtarë i bordit të OEB

Kryetari i Bordit, Ray Power ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Haxhës që ka pranuar ftesën për t’u anëtarësuar në Bordin e BCCK, pasi që ekspertiza dhe njohuria e tij lidhur me klimën e biznesit në Kosovë, e kombinuar me reputacionin e fortë të profesionalizmit, transmetojnë nivel të lartë të sigurisë së ringjallur tek komuniteti investues, në procesin e marrjes së vendimeve të tyre për investime.

“Siç e kemi thënë shpeshherë, ne besojmë se elementi themelor i nevojshëm për një klimë të shëndoshë të investimeve, përveç sundimit të ligjit, është edhe nevoja për marrëdhënie të forta dhe të bazuara në mirëbesim. Haxha ka bërë një punë të madhe në të qënit një mik dhe pikë reference e dobishme për investitorët, duke e konsideruar Kosovën si një destinacion për investime. Unë vendosmërisht besoj se kontributi i tij në Bordin e BCCK-së, do të na ndihmojë që të mbështesim sukseset tona ekzistuese dhe fuqimisht të realizojmë pjesën tonë në ndërtimin e prosperitetit të Kosovës”, ka deklaruar me këtë rast Ray Power.

Sipas tij, e ardhmja e Kosovës ka marrë një shtytje të madhe me vendimin e GJND-së, ndonëse puna nuk ka përfunduar ende. “Krijimi i begatisë dhe standardit më të lartë të jetesës për qytetarët e Kosovës, është një zgjedhje e menduar, ashtu që bashkësia e biznesit duhet ta realizojë atë duke punuar shumë, duke përforcuar sundimin e ligjit dhe duke mbajtur përgjegjës ata që abuzojnë me postet e tyre”, ka nënvizuuar kreu i Bordit të Odës Ekonomike Britanikë në Kosovë.

Nga ana e tij, Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së ka theksuar se është një nder i madh për të, që të jetë anëtar në Bordin e Odës Ekonomike Britanike në Kosovë dhe ka falënderuar këtë institucion për vlerësimin e kontributit të tij si menaxher i suksesshëm.

LEXO EDHE:  Zelanda e Re bllokon pajisjet e telekomunikacionit nga Huawei

“Unë jam i plotësisht i përkushtuar për të ndihmuar Odën në tërheqjen e investimeve në Kosovë, për të krijuar më shumë vende pune dhe një jetë më të mirë për qytetarët e këtij vendi”, ka bërë të ditur Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Shyqyri Haxha duke shtuar se ai ka punuar në vazhdimësi më krijimin e një klime investive në vend.

Lajmet e fundit>