Analiza

Shefi ekzekutiv i RIM “thumbon” kompaninë Apple

Publikuar , 16 Nëntor 2010
0
Shefi ekzekutiv i RIM “thumbon” kompaninë Apple

Battelle tha se platforma iOS e Apple dhe SDK-të e saj janë diçka që mund t’iu referohemi si “aplikacione të uebit”. Në anën tjetër, Balsillie thotë se RIM është ai që mbanë qëndrim kur bëhet fjalë për ueb pa nevojën e aplikacioneve.

Argumenti i tij ishte se RIM beson që “ju mund të sillni celularin në ueb… por nuk duhet të shkoni përmes pikës kontrolluese të SDK-së”. Ai tha se kushdo që dëshiron të publikojë përmbajtje origjinale në BlackBerry, mund ta bëjë këtë pa pasur nevojë të shkruajë kod origjinal.

Në fakt, kur bëhet fjalë për zhvillimin e mbyllur të aplikacioneve që po bënë Apple, Balsillie shtoi: “Ne tërësisht nuk pajtohemi me këtë pikëpamje”. Basillie gjithashtu insistoi se Apple ka vjedhur platformën e hapur që paraqet ueb, por megjithatë fundi ndaj kësaj qasjeje po afrohet.

Deklaratat e Basillie kanë dalë përkrahë deklaratave të Shantanu Narayen, shef ekzekutiv i Adobe, i cili më herët gjatë ditës së sotme foli rreth fokusimit të kompanisë të tij në ndërtimin e veglave autoriale që iu mundësojnë zhvilluesve të sjellin përmbajtjen e tyre tek platforma të ndryshme.  /pcworld.al

LEXO EDHE:  20 vite kanë kaluar që kur "lindi" ky smartfon ikonik

Lajmet e fundit>