Vëzhgim

Shefi ekzekutiv i Twitter feston rritjen masive në Japoni

Publikuar , 23 Korrik 2010
0
Shefi ekzekutiv i Twitter feston rritjen masive në Japoni

“Ne kemi përparuar shumë në veçanti në Japoni” tha ai para një turme të madhe në një sallë në Tokio. Twitter ka një përdorim të madh në Japoni dhe siç ka thënë Williams në fjalimin e tij, cicëruesit Japonez kanë vendosur një rekord botëror kur gjyqtari i ra pipit në ndeshjen e parë të Kampionatit Botëror në të cilën Japonia mundi Danimarkën. Rezultatet ishin 3.283 cicërima në sekond, shumica prej të cilave besohet të kenë qenë japoneze.

Williams, që u paraqit me një triko me symbolin e Twitter (zogun) të rrethuar me një rreth të kuq, që është symboli i flamurit Japonez, tha se kur Twitter ka mbajtur një takim të ngjashëm në vitin 2008, ishin vetëm 40 njerëz të pranishëm.

Ai më pas diskutoi me cicëruesit sesi janë duke përdorur këtë teknologji, dhe theksoi se këtë diskutim e ka bërë me qëllim që të kuptojë më mirë shërbimin për tregun e tij të rëndësishëm. Ai më pas falënderoi turmën Japoneze dhe ofroi një dolli festuese me birrë, dhe përgjigja ishte e gëzueshme dhe e harseshme nga turma e pranishme.

Noriaki Takayama, që përkthen softuer të importuar dhe ka 2.500 përcjellës në Twitter, ka thënë se ai ka bërë me mijëra miq përmes Twitter. “Është në mënyrë emirë për të zgjeruar rrjetin tuaj dhe një lidhje të shton një tjetër” tha ai.

Jo vetëm Japonezët si Takyama përqafojnë Twitter, por ka me qindra e mijëra të tjerë që përdorin këtë shërbim dhe janë të pakrahasueshëm me pjesët e tjera të botës që cicërojnë. Twitter parashikon se Japonezët kanë dërguar rreth 8 milion cicërima në ditë, apo rreth 12 për qind të shifrës totale botërore.

LEXO EDHE:  Pse Samsung One UI është një prej softuerëve më të mirë vendosur në një smartfon

Joseph Tame, një 32 vjeçar nga Britania e Madhe, thekson se ai nuk ndihet më i vemtuar duke jetuar në Japoni, falë Twitter. Ai thekson se Twitter ishte një atraksion instrumental që ka sjellë 13.000 shikues në transmetimet e tija të drejtpërdrejta të vrapimit të tij në Maratonin e Tokios. “Jam i varur nga Twitter” theksoi ai.

Na përcillni cicërimat tona në Twitter, tek twitter.com/pcworldalbanian dhe mos harroni të na vizitoni edhe në Facebook.

Lajmet e fundit>