Blog

Shefit të Baidu i hidhet një shishe ujë mbi kokë gjatë një prezantimi live

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Korrik 2019
0
Baidu është motori kryesor i kërkimit në Kinë dhe është kritikuar për cilësinë e rezultateve të kërkimit. Shefit të Baidu i hidhet një shishe ujë mbi kokë gjatë një prezantimi live

Shefit ekzekutiv i gjigandit Kinez Baidu u lag me ujë gjatë një fjalimi të tij rreth inteligjencës artificiale. Robin Li, bashkëthemelues i firmë, ishte në mesin e prezantimit kur një person u ngjit në skenë dhe i hodhi një shishe ujë mbi kokë.

Incidenti ndodhi në Konferencën Baidu Create 2019 në Pekin. Në mesin e lajmeve që u bënë të ditura ishte një altoparlant inteligjent i firmës i cili mund të aktivizohet ma një komandë.

Kjo do të thotë se pajisja ju përgjigjet përdoruesve automatikisht. Pas u bë qull, Li u dëgjua të thoshte “Çfarë problemi ke?”

Njeriu që u ngjit në skenë nuk la të kuptohen arsyet e këtij veprimi ndërsa çështja tashmë i ka kaluar policisë.

Baidu është motori kryesor i kërkimit në Kinë dhe është kritikuar për cilësinë e rezultateve të kërkimit.

Në 2016-ën autoritetet Kineze hetuan firmën pas një vdekjes së një studenti i cili provoi një terapi eksperimental kanceri që gjeti online.

Familja e studentit tha se terapinë e kishte gjetur në Baidu. Li është në vështirësi dhe presion nga investitorët gjithashtu. Kompania e tij raportoi së fundit tre

mujorin e parë me humbje që kur doli si një kompani publike.
Baide Create është një aktivitet ku kompania përshkruan arritjet e saj më të fundit në fushën e inteligjencës artficiale. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  13 vjeçarja gjeni nga Gjakova Fiona Meqa me krijimin e saj i bën shtëpitë “inteligjente”

Lajmet e fundit>