Blog

Shënjestra e radhës së Bashkimit Evropian janë platformat dhe publikuesit e video lojërave

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 05 Prill 2019
0
Valve dhe pesë publikuesit akuzohen se kanë bllokuar çelësat e aktivizimit të video lojërave në Steam kryesisht në Evropën Lindore si Çeki, Estoni, Hungari, Letoni, Lituani, Poloni dhe Sllovaki, një praktikë e cila bie ndesh me axhendën Evropiane të një Tregu të Vetëm Dixhital. Shënjestra e radhës së Bashkimit Evropian janë platformat dhe publikuesit e video lojërave

Komisioni Evropian ka hetuar mënyrën sesi video lojërat blihen dhe shiten në vendet anëtare të BE-së dhe nuk i ka pëlqyer aspak ajo çfarë ka zbuluar.

Në një deklaratë zyrtare ditën e sotme në drejtim të Valve, kompania pas portalit online Steam më të madhit në botë, dhe pesë publikuesve të video lojërave – Bandai Namco, Cacpom, Focus Home, Koch Media dhe ZeniMax, thotë se kompanitë në fjalë kanë bërë shkelje duke vendosur kufizime gjeografike në lojërat që shesin.

Valve dhe pesë publikuesit akuzohen se kanë bllokuar çelësat e aktivizimit të video lojërave në Steam kryesisht në Evropën Lindore si Çeki, Estoni, Hungari, Letoni, Lituani, Poloni dhe Sllovaki, një praktikë e cila bie ndesh me axhendën Evropiane të një Tregu të Vetëm Dixhital.

Praktika është logjike dhe diçka të tillë bën edhe Spotify ku tarifon më pak një produkt në një vend ku të ardhurat mesatare janë më të ulëta. Kështu ata bllokojnë të pasurit të blejnë të mira dixhitale dizajnuar për vendet më të varfra.

Kështu publikuesit kërkonin që për blerjen e një loje të destinuar për një nga tregjet në fjalë kërkonin përdorimin e një karte krediti lokale nga vendet respektive.

Rregullat e BE-së implementuar në Dhjetor të 2018-ës e ndalojnë këtë praktikë dhe e konsiderojnë të padrejtë. Konflikti këtu është mes kompanive që kanë strategji shitjeje të ndryshme për vende të ndryshme dhe planit të BE-së për të krijuar një treg të përbashkët si në SHBA.

Deklarate e Komisionit Evropian tashmë prej një përgjigje nga Valve dhe publikuesit e tjerë nëse do të tërhiqen nga praktika apo ta apelojnë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Slack blen nga Atlassian aplikacionet Stride dhe Hipchat

Lajmet e fundit>