Lajmet

Shënohet Dita Botërore e Radios, teknologjia që ndryshoi jetët e miliona njerëzve

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 13 Shkurt 2019
0
Teknologjia e Radio nisi fillimisht si një “telegraf wireles” ndërsa më vonë do të përdorej për transmetim programesh. Fillimet e veta teknologjia i ka që prej vitit të largët 1830 kur James Clerk Maxwell tregoi në teori dhe forma matematikore sesi valët elektromagnetike mund të udhëtonin në hapësirë. Shënohet Dita Botërore e Radios, teknologjia që ndryshoi jetët e miliona njerëzve

13 Shkurti është caktuar si dita ndërkombëtare e Radios sepse këtë datë të vitit 1946 Kombet e Bashkuara kanë themeluar Radion zyrtare.

UNESCO, apo Agjencia për Arsim Shkencë dhe Kulturë e Kombeve te Bashkuara këtë ditë e ka shpallur si dita ndërkombëtare të Radios për herë të parë në vitin 2011 në asamblenë e përgjithshme, ndërsa për herë të parë është festuar në vitin 2013. Edhe pse jetojmë ne një epoke digjitale dhe ne një kohe ku dominojnë rrjetet sociale, radio mbetet mediumi  me impaktin me te madhe ne informimin e opinionit publik duke arritur audiencën me te madhe.

Zbulimi i radios

Teknologjia e Radio nisi fillimisht si një “telegraf wireless” ndërsa më vonë do të përdorej për transmetim programesh. Fillimet e veta teknologjia i ka që prej vitit të largët 1830 kur James Clerk Maxwell tregoi në teori dhe forma matematikore sesi valët elektromagnetike mund të udhëtonin në hapësirë.

Transmisioni i parë i sinjalit radio përmes valëve elektromagnetike u bë nga David Edward Hughes në 1880 që u konfirmua më pas edhe nga Heinrich Rudolf Hertz. Do të duheshin edhe 20 vite të tjera që termi “radio” të pranohej universalisht.

Ishte viti 1894 kur shpikësi Italian Guglielmo Marconi ndërtoi sistemin e parë të suksesshëm telegrafik me valë wireless bazuar në valët Hertz. Marconi demonstroi përdorimin e teknologjisë në ushtri e madje filloi edhe një kompani për zhvillimin e mëtejshëm.

Patenta e teknologjisë

Në 1901 Marconi me sukses transmetoi mesazhin e parë përtej Oqeanit Atlantik. Në 1904 teknologjia e tij u patentua nga Zyra Amerikane e Patentave. Më 2 nëntor 1920 radio stacioni i parë komercial nisi transmetimin në Pitsburg, Pensilvani. Ky ishte një sukses i menjëhershëm, dhe kështu filloi revolucioni i quajtur “Epoka e artë e radios”.

LEXO EDHE:  Banka Zvicerane UBS gjobitet me 3.7 miliardë euro në Francë

Kjo epokë zgjati nga fillimi i viteve të 20-a deri në fund të viteve të 40-a, kur televizioni solli një frymë krejt të re.

Arritja e televizionit

Gjatë kësaj “Epoke të artë”, radio evoluoi nga një pajisje të thjeshtë në një kuti të rëndë, në një pajisje të ndërlikuar të bukur prej druri. Njerëzit do të mblidhen rreth radio dhe të dëgjoni lajmet e fundit dhe emisionet tjera. Atëbotë, radioja zuri një pozicion siç e ka televizioni në ditët e sotme. Më shumë se 70 vjet më vonë, radioja vazhdon të jetojë. Me “stuhinë” e zhvillimit teknologjik, sot secili mund të dëgjojë radion përmes internetit kudo në botë. Kësaj ecjeje zhvillimesh të hovshme teknologjike, i është bashkuar natyrisht edhe Radio Evropa e Lirë, programet e së cilës mund t’i dëgjoni edhe përmes internetit.

Radiot e para Shqiptare

Radioja e parë Shqiptare u themelua më 28 Nëntor 1938 gjatë një ceremonie ku mori pjesë Mbreti Zog ku inauguroi stacionin e parë radiofonik në Shqipëri. Ajo mori emrin Radio Tirana dhe stacioni kishte fuqi prej 3 kilovat. Transmetimet e para u bënë nga salla e Bashkisë së Tiranës. Programet e para ishin të shkurtra dhe nuk i kalonin mese tre orë por ishin të larmishme duke pasur në konsideratë kushtet e kohës.

Në Prill të 1940 filluan transmetimet e para me valë të shkurtra. Radio Tirana sot është një kompleks i organizuar që transmeton programe për dy kanale, si dhe bën mbulim ndërkombëtar në valë të mesme dhe të shkurtra.

Në 1945 do të themelohej radioja e dytë shqiptare, ajo Radio Prishtinës. 19 vite më pas do të hapej Televizioni i Prishtinës. Ato do të mbylleshin në 1990 nga qeveria Serbe për tu hapur në 1999 pas mbarimit të luftës. Sot të dy kanalet janë nën administrimin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

LEXO EDHE:  Ironike por Huawei ofron ndërtimin e një qendre të sigurisë kibernetike

Radioja në shekullin XX luajti një rol të dorës së parë. Në fillim, në disa vende të Evropës ajo luajti një rol negativ pasi shërbente si mbështetëse e propagandës fashiste, por më pas u bë një mjet i fuqishëm në dorën e rezistencës së popujve, që nga komunikata e de Golit, e lexuar në të, dhe nga “radio Londra”, e cila jepte përditë emisione kundër fashizmit.  /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>