Lajmet

Shënohet ditëlindja e dhjetë e Gmail-it: Evolucioni i shërbimit të popullarizuar të e-mail-eve

Publikuar , 02 Prill 2014
0
Shënohet ditëlindja e dhjetë e Gmail-it: Evolucioni i shërbimit të popullarizuar të e-mail-eve

Gmail inboxKa kaluar një dekadë që kur doli shërbimi Gmail, në vitin 2004. 10 vite më parë, gjatë prillit, Google paraqiti atë që sot është bërë njëri nga shërbimet më të përdorura për të dërguar dhe pranuar e-maile. Prilli i këtij viti shënon ditëlindjen e dhjetë të Gmail-it.

Gmail ishte frymëzuar nga reagimi i një përdorueseje e cila ishte e mërzitur që kishte provuar shumë herë të gjente e-maile të cilët ishin strukur thellë në inbox-in e saj. Kështu, kompania ndërtoi një shërbim të ri për shkëmbimin e e-mail-eve që përdori fuqinë e kërkimit të Google, tha Google në një postim.

“Ju na treguat që ishit të lodhur nga spam-i, kështu që ne vendosëm ta trajtojmë atë dhe sot, reagimi juaj e bën të mundshëm që Gmail të filtrojë mirë mbi 99 për qind të spam-it që vjen. Ju po ashtu thatë që ju keni nevojë për mjete për ta trajtuar mbingarkesën me informacione, kështu që ne e paraqitëm Inbox-in Prioritar, që ju ndihmon të menaxhoni e-mail-et e juaj (dhe ne ende jemi duke hulumtuar mënyra të reja për ta bërë atë edhe më të lehtë),” tha Google. (PCWorld Albanian)

gmail-evolution-020414

LEXO EDHE:  Gmail arrin në 1.5 miliardë përdorues

Tags >

Gmail
Lajmet e fundit>