Lajmet

Shërbime telefonike falas nga Telekom Albania për të prekurit nga tërmeti

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 27 Nëntor 2019
0
Njoftojmë qytetarët që janë rreth zonës së stadiumit në Durrës se mund të drejtohen tek stendat e Telekom Albania për të marr këto shërbime, falas. Shërbime telefonike falas nga Telekom Albania për të prekurit nga tërmeti

Në këto momente të vështira, Telekom Albania i gjendet pranë të prekurve nga tërmeti duke ndihmuar në mënyra të ndryshme lehtësimin e gjendjes së jashtëzakonshme.

Aktualisht, i mundësojmë komunikimin me të afërmit e tyre, duke i ofruar mundësinë të kryejnë telefonata falas përmes disa telefonave që janë vënë në dispozicion në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës. Po aty, janë vendosur pika karikimi për telefonat e qytetarëve që po strehohen në stadium.

Njoftojmë qytetarët që janë rreth zonës së stadiumit në Durrës se mund të drejtohen tek stendat e Telekom Albania për të marr këto shërbime, falas.

Gjithashtu, po mbështesim Bashkinë e Tiranës në mënyra të ndryshme për të lehtësuar situatën. Momentet kur i gjendemi pranë njeri-tjetrit janë çastet që na lidhin edhe më tepër. Le të qëndrojmë të fort, së bashku. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  OTE konfirmon shitjen e Telekom Albania për 50 milion euro

Lajmet e fundit>