Vëzhgim

Shërbimi e-mail i Facebook pritet të hënën

Publikuar , 13 Nëntor 2010
0
Shërbimi e-mail i Facebook pritet të hënën

Ky shërbim i shumëfolur nuk thuhet se do të jetë vetëm një version i përditësuar i inbox-it aktual, por një klient aktual Webmail për të konkurruar me shërbimet siç janë Gmail dhe Hotmail, sipas TechChrunch. Me emrin e koduar Project Titan, shërbimi i ri i e-mail pritet të njoftohet të hënën në një ngjarje të veçantë të Facebook, gjatë Web 2.0 Summit në San Francisco.

Këto thashetheme të përfolura të këtij lloj shërbimi u shfaqën gjatë muajit shkurt. Në atë kohë, shërbimi ishte sugjeruar të jetë sikur URL-ja juaj do të caktohej automatikisht për e-mail adresën tuaj @facebook.com.

Duke shtuar besimin në raportin e TechCrunch, janë dy karakteristika në ftesat e Facebook për këtë risi, duke sugjeruar që ngjarja e të hënës është e gjitha rreth mesazheve. Ftesa përfshin opsionin e Facebook për ikonën e Inbox/Messages të përdorur në aplikacionet e telefonit mobil. Ftesa gjithashtu përmban një kornizë me ngjyrë të kuqe dhe blu të ngjashme me një zarf me postë ajrore.

Sigurisht, një inbox i thjeshtë i e-mail nuk është mundësia e vetme për një ngjarje të mesazheve të Facebook (duke supozuar që dekoratat në ftesa të vërteta lënë të nënkuptohet). Të mërkurën, GigaOm paraqiti një teori se grupi i chatit së shpejti do të integrohet në aplikacionet e smartphone-ëve. Disa raporte nga fusha e teknologjisë përmendën se ngjarja e ditës së hënë do të jetë një datë e mundur për lansim, por duke dyshuar që chat-i me shumë përdorues do të lansohet “brenda disa muajve.”

Në qoftë se Facebook do të lansoi shërbimin Webmail, ky do të ishte një hap i mirë në kohë të përshtatshme. Kompania e hulumtimeve Gartner, kohët e fundit parashikoi se “20 përqind e punëtorëve do ta përdorin rrejtin shoqëror si makinën e tyre kryesore për komunikime të biznesit nga viti 2014.” E-mail i Facebook do të përshtatej në këtë skenar në mënyrë të përkryer.

LEXO EDHE:  Pse Samsung One UI është një prej softuerëve më të mirë vendosur në një smartfon

Sidoqoftë, duhet të presim deri të hënën për të parë se çfarë Facebook do të ketë në dyqan. Në ndërkohë, ju do të dëshironit të rezervoni adresën tuaj të Facebook në rast se thashethemet për e-mail adresat e Facebook dalin të vërteta, të cilat premtojnë se adresat janë të caktuar automatikisht nga URL./pcworld.al

Lajmet e fundit>