Lajmet

Shërbimi eBay tashmë i disponueshëm edhe në dy gjuhë të reja: Spanjisht dhe Portugalisht

Publikuar , 16 Maj 2014
0
Shërbimi eBay tashmë i disponueshëm edhe në dy gjuhë të reja: Spanjisht dhe Portugalisht

eBay-LogoShërbimi i blerjeve online eBay ka njoftuar disponueshmërinë e versioneve Spanjisht, dhe Portugalisht të kësaj uebfaqeje për të arritur më shumë përdorues në Amerikën Qendrore dhe Jugore. Tashmë kur përdoruesit vizitojnë eBay.com ose përdorin eBay mobile, do të trajtohen me një eksperiencë të re më karakteristike për tregjet specifike ku ata jetojnë.

Përveç mundësisë për të shfletuar në gjuhën e tyre në uebfaqe, blerësit në rajon mundet që gjithashtu të jenë të aftë të shikojnë promocione dhe ofertat lokale, ndërsa çmimet tashmë do të shfaqen në monedhën vendase në vend të dollarëve amerikan.

Për më tepër, eBay po lançon edhe një version Portugalisht në Brazil të aplikacionit të saj mobil i cili ka disa kohë që është i disponueshëm në Spanjisht. Me më shumë se 2 milion konsumatorë në Amerikën Latine dhe tregjet që po hapen me shpejtësi, këto ndryshime sigurisht do të ndihmojnë eBay-n për të globalizuar shërbimet e saj. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Adobe ka trajnuar një sistem IA që identifikon manipulimin e fotove me Photoshop

Tags >

eBay
Lajmet e fundit>