Lajmet

Shërbimi FreeTime Unlimited i Amazon ofrohet edhe për pajisjet iOS

Jun 25 2018
0 Shpërndarje
Apple nuk lejon që aplikacionet e palës së tretë të kontrollojnë një pajisje të tërë në atë mënyrë, kështu që prindërit mund të duhet të jenë pak më të kujdesshëm nëse ndajnë iPad  ose pajisje të tjera personale iOS me fëmijët e tyre. Shërbimi FreeTime Unlimited i Amazon ofrohet edhe për pajisjet iOS

Pas shumë viteve të të qenit një ekskluzivitet për pajisjet Amazon, shërbimi i kompanisë, FreeTime Unlimited tani është i disponueshëm në pajisjet iOS.

Shërbimi strehon mijëra shfaqje televizive, libra dhe filma për fëmijë. FreeTime u bë i disponueshëm për pajisjet e tjera Android vitin e kaluar – katër vjet pas lançimit fillestar të aplikacionit.

Aplikacioni ofron përmbajtje nga PBS Kids, Nickelodeon dhe Disney, por përvoja është paksa më e ndryshme në një pajisje Apple sesa në një Amazon.

Në një Kindle, për shembull, prindërit janë në gjendje të rregullojnë cilësimet në një mënyrë që do t’i ndalonte fëmijët të dilnin nga aplikacioni.

Apple nuk lejon që aplikacionet e palës së tretë të kontrollojnë një pajisje të tërë në atë mënyrë, kështu që prindërit mund të duhet të jenë pak më të kujdesshëm nëse ndajnë iPad  ose pajisje të tjera personale iOS me fëmijët e tyre.

Në lançim, Amazon po ofron një test 30-ditor të FreeTime Unlimited për përdoruesit e iOS. Nëse vendosni që ju pëlqen, abonimi kushton 2.99 $ për anëtarët e Prime ose 9.99 $ për akses në pajisje të shumëfishta për ata që nuk janë anëtarë. /PCWorld Albanian

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>