Biznes

Shërbimi i muzikës online Pandora shitet për 3.5 miliardë dollarë

Sep 24 2018
0 Shpërndarje
Spotify është lideri global me 83 milion abonentë me pagesë ndërsa Pandora është shërbimi më popullor në SHBA me 74.4 milion dëgjues aktivë. Shërbimi i muzikës online Pandora shitet për 3.5 miliardë dollarë Photo Source: Andrew Harrer/Bloomberg

Kompania Amerikane e shërbimeve radio SiriusXM bëri të ditur se ka blerë Pandora Media për 3.5 miliardë dollarë, një lëvizje e cila shihet si përgjigje ndaj konkurrencës në rritje nga Spotify dhe Apple.

Vitin e kaluar SiriusXM investoi 480 milionë dollarë në Pandora, shërbim i cili zotëron 15% të tregut të muzikës online.

Spotify është lideri global me 83 milion abonentë me pagesë ndërsa Pandora është shërbimi më popullor në SHBA me 74.4 milion dëgjues aktivë.

Nga ana tjetër SiriusXM ka 36 milion abonentë dhe me blerjen e Pandorës kompania synon të ofrojë abonime joshëse. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>