Microsoft është duke zhvilluar një mjet të ri në Outlook quajtur Spaces dhe u dedikohet organizatave.
Me Outlook Spaces përdoruesit mund të grupojnë e-mail-e, shënime, skedarë, dokumente, detyra apo takime. Shërbimi i ri do tu vijë në ndihmë studentëve dhe bizneseve të cilat planifikojnë projekte.
Kompania nuk ka folur zyrtarisht por disa kanë arritur të fitojnë akses në shërbimin e ri i cili në pamje të parë ngjan me Microsoft Fluid Framework për Office.
Spaces helps you organize your emails, meetings, and docs into easy-to-follow project spaces. Forget worrying about dropping the ball; Spaces helps you stay effortlessly on top of what matters. https://t.co/eyru4apQEK pic.twitter.com/MZad1loRuz
— WalkingCat (@h0x0d) February 16, 2020
Ajo që Fluid bën është shndërrimi i një dokumenti në një aplikacion cloud që shumë njerëz mund të punojnë në të me grafika, tableta, tekst etj. Nuk dihet në Outlook Spaces bazohet në Fluid.
Microsoft e përshkruan Outlook Spaces si një aplikacioni uebi i cili grumbullon së bashku dokumentet, e-mail-et dhe eveniment. Madje në versionet e ardhshme të saj Microsoft thotë se do të ketë asistimin e inteligjencës artificiale. /PCWorld Albanian