Ja se si

Shërbimi i transferimit të të dhënave Firefox Send mbërrin në Android

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 22 Mars 2019
0
Firefox Send është i shkarkueshëm nga ky moment në Android dhe për nga funksionet që ofron është po aq i aftë sa në desktop. Shërbimi i transferimit të të dhënave Firefox Send mbërrin në Android

Mozilla më në fund ka lançuar aplikacioni e enkriptuar të transferimit të të dhënave për Android, pothuajse dy javë nga lançimi zyrtar i atij në desktop.

Firefox Send është i shkarkueshëm nga ky moment në Android dhe për nga funksionet që ofron është po aq i aftë sa në desktop.

Si funksionon?

Ju nuk keni nevojë të keni një llogari Firefox, dhe me Firefox Send mund të ngarkoni skedarë me madhësi 1GB dhe të ndani linkun me të tjerët.

Ju mund të dërgoni fotot, video, PDF dhe pothuajse çdo gjë. Pasi të keni zgjedhur skedarët klikoni butonin “upload” dhe kopjoni linkun për ta shpërndarë manualisht ose të shtypni butonin share për ta dërguar me anë të aplikacioneve të tjera si Gmail, Twitter dhe Slack.

Megjithatë ata që nuk kanë një llogari Firefox do të përballen me disa kufizime. Për shembull mund të ngarkojnë vetëm një skedar për një lidhje.

Kur përpiqeni të ngarkoni më shumë se një fjalëkalim do tu kërkohet të krijoni një llogari në Firefox ose të kyçeni nëse e keni një të tillë. Kështu limiti për madhësi skedari do të rritet në 2GB.

Po të krahasojmë me lojtarë të tjerë të njohur në treg si WeTransfer, ky i fundit nuk kërkon të jeni të regjistruar dhe shërbimi pa pagesë mund dërgimin e skedarëve po me madhësi 2GB. Skedarët ruhen për 7 ditë dhe ju nuk kontrolloni numrin e shkarkimeve. Në versionin me pagesë të WeTransfer përdoruesit mund të dërgojnë skedarë me afat por ende nuk kontrollojnë limitin e shkarkimeve.

Megjithatë ka mënyra të tjera pafund për të dërguar të dhëna. Për shembull mund të përdorni Google Drive, OneDrive apo Dropbox. Por me enkriptimin fundor Mozilla e paraqet Firefox Send si një alternativë që shqetësohet për privatësinë tuaj.

LEXO EDHE:  Humbën mijëra dollarë kriptomonedha nga ndërrimi i kartës SIM, investitorët padisin operatorët celularë Amerikanë

Gjithashtu mund të fshini skedarët edhe pesë minuta pas dërgimit. Versioni pa pagesë Firefox Send do ti mjaftojë shumicës por ata që kanë kërkesa më të mëdha mund të regjistrohen në Firefox. /PCWorld Albanian

Tags >

Firefox
Lajmet e fundit>