Lajmet

Shërbimi OrganJet iu ofron ndihmë për transplantin e veshkave

Publikuar , 26 Gusht 2013
0
Shërbimi OrganJet iu ofron ndihmë për transplantin e veshkave

Ju mbase e keni hapur laptopin tuaj për të porositur online shumë gjëra por kurrë një veshkë.

Një shërbim i ri ueb i quajtur OrganJet “ofron” veshka, një opsion për të siguruar në mënyrë të shpejtë e pa kosto një mundësi transplanti sipas kërkesave tuaja.

OrganJet Corporation ka prezantuar këtë aplikacion si një mjet online për të gjetur qendra transplanti veshkash që ndodhen afër ambientit ku rri përdoruesi dhe ka mundësi të mos harxhojë kohë.

Shefi ekzekutiv i OrganJet, Sridhar Tayur vuri në dukje se ky shërbim ka si qëllim ndërtimin e një ure midis zonave të kërkesave për këto transplante dhe ambientet e rralla ku ofrohen. Kompania gjithashtu deklaroi se 500-2500 veshka shkojnë dëm në vit, ndërkohë që më shumë se 5000 pacientë vdesin në vit për mungesë të një veshke.

Aplikacioni i ri online i OrganJet mund të gjendet në butonin “Services” në faqen zyrtare të kompanisë. Aplikacioni tregon një hartë të botës dhe i lejon përdoruesit të kërkojnë për qendra të transplantit të veshkave duke mos harxhuar kohë vetëm me vendosjen e një kodi zip. Më pas do të ketë një listim të të gjitha qendrave të transplantit të organizuara sipas vendndodhjes, listave të pritjes dhe qendrat për fëmijë.

Që andej përdoruesit mund të aksesojnë faqet zyrtare të këtyre qendrave sipas kërkesës së tyre. (PCWorld Albanian)

organjet

LEXO EDHE:  Në 2018-ën ishin 21.5 mijë faqe me domain .al

Lajmet e fundit>