Lajmet

Shërbimi pa pagesë i LastPass tashmë mund të përdoret në disa paisje

Publikuar , 02 Nëntor 2016
0
Shërbimi pa pagesë i LastPass tashmë mund të përdoret në disa paisje

lastpassmultidevice-100691102-largeShërbimi i menaxhimit të fjalëkalimeve LastPass ndërmori një hap të rëndësishëm përpara ditën e sotme Kompania njoftoi se shërbimi nuk do të jetë më i kufizuar për përdorim vetëm në një paisje për abonimet falas.

Ky ndryshim i modelit të biznesit vjen vetëm një vit pasi LastPass hoqi dorë nga politikat orientuese drejt desktopëve.

Versioni falas i aplikacionit mund aksesohej vetëm nga një paisje dhe përdoruesit duhet të zgjidhnin mes kompjuterit ose telefonit apo tabletit.lastpassfreepremiumpricing-100691100-origPërpara se kjo politikë të hynte në fuqi, LastPass në telefonët inteligjent mund të përdorej vetëm me abonime premium. Tashmë mund të përdorni shërbimin në paisje të shumta pa ndonjë kufizim dhe në versionin falas.

Të abonuarit në shërbimin premium mund të mos i gëzohen aspak këtij lajmi sidomos pas pagesës 12 dollarëshe në vit për këtë funksionalitet të avancuar.

LastPass shpreson se përdoruesit me abonime premium do të qëndrojnë të tillë falë funksionaliteve të tjera si mbështetje teknike, hapësirë 1GB fjalëkalimesh të enkriptuara, zero reklama etj. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  ARKEP po ndjek me shqetësim situatën e krijuar mes Telekomit të Kosovës dhe Z-Mobile

Tags >

LastPass
Lajmet e fundit>