Vëzhgim

Shërbimi për lajme propozohet nga krijuesi i Twitter

Publikuar , 28 Nëntor 2010
0
Shërbimi për lajme propozohet nga krijuesi i Twitter

“Që në fillim kjo është dukur pothuajse një rrrjet që ofron lajme të cilat vijnë nga anembanë botës,” tha ai për Reuters të hënën. “Unë mendoj që Shërbimi i Lajmeve i Twitter do të jetë diçka shumë i hapur, me shumë lajmë të ndryshme për organizata rreth e rreth botës”.

Në këtë moment, ideja duket më shumë si një balonë e mbushur me sprovë sesa një koncept. Rrjeti nuk është e thënë që të drejtohet nga Twitter, por mund të jetë një partneritet me organizatat ekzistuese dhe të jetë i hapur. Tingëllon diçka si e paqartë? Twitter aktualisht ndan përmbajtjen e saj me Google, Bing, Yahoo, por Stone sheh edhe degë tjera në të ardhmen për përfitime për 175 milion përdorues të regjistruar të Twitter. Për më tepër, Twitter mund të luajë një rol aktiv në lidhjen me mbledhësit e lajmeve në skenën e ngjarjeve.

Pas Stone, rradhën e kishte “njeriu i komunikimeve” të Twitter, Sean Garret, i cili i hodhi ujë të ftohtë idesë. Me thashethemet rreth shqyrtimit të Twitter për përgjimin e investitorëve me më shumë se 100 milion dollarë, pyetjet mund të jenë nëse komentet e Stone kishin për qëllim dhënien e huadhënësve që diçka  të nxisë më tej padurimin e tyre në të hollat bujare të Twitter.

Ashtu siç MG Siegler vëri në dukje tek Tech Crunch: “Nëse Twitter vërtetë dëshiron ‘të forcohet për të mirë’, ndoshta një shërbim i tillë duhet të jetë falas. Përndryshe, ata do të jenë duke diktuar se kush qaset në informata të rëndësishme në bazë të marrëveshjeve financiare.”/pcworld.al

LEXO EDHE:  Pse Samsung One UI është një prej softuerëve më të mirë vendosur në një smartfon

Lajmet e fundit>