Lajmet

Shërbimi Twitter Blue do të kushtojë 11 dollarë në iOS

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Dhjetor 2022
Në Nëntor, pronari i Twitter Elon Musk foli kundër komisionit 30 përqind të Apple. Ai tha se gjiganti i teknologjisë e kishte kërcënuar nga përjashtim të Twitter nga App Store. Shërbimi Twitter Blue do të kushtojë 11 dollarë në iOS

Kur Twitter Blue të rikthehet, mund të kushtojë më tepër nëse e blini direkt nga aplikacioni.

Sipas The Information, kompania informoi disa prej punonjësve të saj se do të tarifojë përdoruesit 11 dollarë për abonimin Blue nëse paguajnë përmes aplikacionit iOS.

Por nëse paguajnë nga uebi do tu kushtojë vetëm 7 dollarë në muaj. Ndryshimi në çmim është bërë për të reflektuar komisionin 30 përqind që Apple merr për pagesat e bëra për blerjet brenda aplikacioneve iOS.

Në Nëntor, pronari i Twitter Elon Musk foli kundër komisionit 30 përqind të Apple. Ai tha se gjiganti i teknologjisë e kishte kërcënuar nga përjashtim të Twitter nga App Store.

Pak ditë më pas Musk u takua me shefi ekzekutiv të Apple Tim Cook tha se ishte adresuar ai keqkuptim.

Në fund të 2021 Apple kishte njoftuar se do të lejonte zhvilluesit e aplikacioneve të leximit të lidhin sisteme të jashtme pagesash pas shumë kritikave për komisionin 30 përqind.

Twitter fillimisht lançoi shërbimin e verifikimi 8 dollarë në iOS në fillim të Nëntorit por kompania vendosi ta bllokojë përkohësisht pas abuzimeve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Fondacioni i Frontit Elektronik reagon për sanksionet ndaj mikserit të kriptomonedhave Tornado Cash