Biznes

Shërbimi Twitter Blue vjen në Android

Nga: PCWorld
Publikuar , 19 Janar 2023
Madje Twitter po ofron një abonim vjetor për 84 dollarë për përdoruesit direkt nga uebsajti që është ekuivalenti i të paguarit 7 dollarë në muaj. Shërbimi Twitter Blue vjen në Android

Twitter Blue ka mbërritur në Android dhe njëlloj si në iOS do tu kushtojë përdoruesve 11 dollarë në muaj për një abonim përmes Google Play.

Uebsajti i medias sociale ka përditësuar faqen “About” për Blue duke shtuar çmimet në Android për të gjitha vendet ku shërbimi është i disponueshëm aktualisht, si në SHBA, Britani, Kanada, Australi, Zelandën e Re dhe Japoni.

Më përpara duhej të paguanit për shërbimin përmes uebit ose pajisjet iOS nëse dëshironi të shijoni të gjitha përfitimet e Blue në Android. Pagesa përmes Google do tu kushtojë përdoruesve 3 dollarë më shumë sesa kur paguajnë direkt nga Twitter në ueb.

Kjo sepse Twitter ja kalon komisionin 30 përqind të dyqaneve të aplikacioneve si App Store dhe Play Store përdoruesve.

Madje Twitter po ofron një abonim vjetor për 84 dollarë për përdoruesit direkt nga uebsajti që është ekuivalenti i të paguarit 7 dollarë në muaj.

Një një abonim Twitter Blue do të vendosë një etiketë blu ngjitur me emrin tuaj dhe tu japë akses në funksionalitete që ende nuk janë të disponueshme për përdoruesit pa pagesë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Evropa drejt standardizimit të USB-C për çdo pajisje elektronike

Tags >

Twitter