Harduer

Shfaqen çmimet e CPU-ve AMD Piledriver

Publikuar , 27 Shtator 2012
0
Shfaqen çmimet e CPU-ve AMD Piledriver

Fansat e proçesorëve të AMD mblidhuni. CPU-të e Piledriver jo vetëm që do të dalin së shpejti, por më në fund kemi disa të dhëna rreth çmimeve për seritë e reja.

Sipas të besueshmes ShopBLT.com, 4 SKU të reja do të dalin në treg në muajn tetor, me çmime që variojnë nga 131.62$ – 253.06$.

Piledriver, për ata që nuk e kanë ndjekur ecurinë e tij, është një emër i koduar për një CPU të re dhe që është ndërtuar me një proces 32nm SOI.

Piledriver premton rezultat më të mirë , dhe disi shpejtësi më të lartë clock-u. Versioni Quad-Core FX-4300 do të shpallë listën e re të ofertave, me Eight-Core FX-8530 duke u shpall si gjëja më e madhe që do të shfaqet në tregun e CPU-ve.

Shpejtësia e clock-ut varion nga 3.5GHz-4GHz, por mund të shkojë dhe deri në 4.2GHz. Më e ulta ka një memorje cache 4MB të Lr me një 95 watt TDP.

Ne do t’ju japim juve një shqyrtim të plotë kur pjesët të nisin të dalin në dyqane, por deri atëherë ne vetëm mund të spekullojmë me vlerën e arkitekturës së AMD. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Google dhe Orange do të ndërtojnë një kabull optik nënujor Francë-SHBA me kapacitet mbi 30 terabit

Lajmet e fundit>