Harduer

Shfaqen detaje mbi Panasonic GX1

Publikuar , 29 Tetor 2011
0
Shfaqen detaje mbi Panasonic GX1

Detajet e kapura nga Mobile01 në Tajvan e shfaqën atë duke ofruar një sensor 16 megapikselësh dhe një motor të ri të përpunimit të imazheve, që është një kombinimin që mund të arrijë deri në 12,800 ISO.

Kontrollet e dedikuara dhe zgjerimet tjera e bëjnë të mundur që të ketë panel për komandim në pjesë ku kapet njësia dhe një kombinim edhe për Flash që shfaqet dhe gjithashtu edhe për blic që montohet.

Jo pak e njohur është edhe mundësia për të incizuar video në format 1080i, nën përkrahjen e stereo zërimit.

Panasonic duket se është duke e shikuar këtë njësi si të përshtatshme me linjën e thjerrëzave G X, duke bashkuar një trup relativisht kompakt me veçori profesionale.

Panasonic besohet se po zgjidh datën 8 nëntor për të shpalosur modelin GX1 dhe mund të ketë një çmim që mund të renditet mes aparateve më të thjeshta GF dhe atyre më të shtrenjta GH2. Shumica e aparateve në këtë klasë janë në ofertë për tu blerë vetëm me trup apo edhe me pako me thjerrëza. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Një kompani Kineze ka ndërtuar një smartfon pa porta

Tags >

Panasonic
Lajmet e fundit>