Harduer

Shfaqen detajet e Nvidia GeForce GTX 650 Ti

Publikuar , 27 Shtator 2012
0
Shfaqen detajet e Nvidia GeForce GTX 650 Ti

Nëse ju e mbani veten si një fans i Nvidia, ju mund të ndiheni të lënë jashtë dhe pyesni veten se çfarë po ndodh më kartat grafike të fundit AND përfshirë këtu 8870 dhe 8850 dhe të fundit 8970.

Mos dikush po mendon se ne po luajmë me më favoritët, ne jemi thjeshtë dërgues, pra mos na godisni, pasi ju do të jeni të lumtur pasi ne kemi disa informacione në të ardhshmen Nvidia GeForce GTX 650 Ti.

Kemi arritur të kapim lajmet që gjenden në Internet, dhe ja ku është. Versioni i GTX 650 Ti po ndërtohet rreth Nvidia GX 106 GPU, e cila është një pjesë silikoni 28nm që ka një bërthamë grafike proçesimi (GPC) të kufizuar.

TMU (Texture Mapping Unit) është ulur në 48 (nga 80 që ishte) dhe ROP do të jetë e njëjta si GTX 660 (24). Ka disa informacione konfliktuese rreth madhësisë së memorjes bus. Disa faqe raportojnë se do të jetë 192-bit, ndërsa të tjera do të jetë 128-bit.

Së fundmi, ajo do të luajë në një shpejtësi 960MHz dhe memorje 1,350MHz (5,400MHz efektive). Karta grafike mund të shfaqet muajin e ardhshëm më 9 tetor dhe mund të ketë një çmim 169$-189$. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Nvidia blen prodhuesin Izraelit të çipeve për qendrat e të dhënave

Lajmet e fundit>